Opozita kosovare, e përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, ka njoftuar se protestat nuk do të ndalen deri në largimin e qeverisë. Liderët e opozitës, respektivisht Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, kanë zhvilluar një takim të përbashkët, ku edhe kanë përcaktuar aksionin e tyre politik gjatë këtij viti të ri.
Vitin e kaluar, opozita arriti që të pengojë Kuvendin, duke çuar në shtyrjen e votimit për miratimin e krijimit të një bashkësie të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Pas kësaj fitoreje, tani opozita nuk do të ndalet deri në zgjedhjet e reja të parakohëshme kuvendore.
Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se “protesta e radhës do të mbahet nesër, që do të jetë protestë kundër atyre që kanë shkelur Kushtetutën.”