Qeveria e Kosovës është e vendosur për të mbajtur taksën 100% për mallrat e Serbisë.
Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se kjo taksë nuk do të hiqet edhe pse shteti serb po bën shantazhe në mënyrë që të hiqet.
Sipas kryeministrit, taksa do të qëndrojë edhe për Bosnje-Hercegovinën. Ky vendim është përkrahur edhe nga deputetë boshnjakë në Kuvendin e Kosovës.
Haradinaj kishte një mesazh edhe për projektin e korrigjimit të kufijve: “Nuk do t’i bashkohemi askujt që e çon Kosovën drejt ndarjes”.
Haradinaj kritikoi edhe qëndrimin e zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç, e cila kishte deklaruar se Trepça është pjesë e dialogut me Serbinë. Ai tha se Bashkimi Evropian nuk ka njohuri të duhur për gjendjen në shtetet e Ballkanit.