KOSOVE, 18 shkurt 2013 – Në Kosovë, ambasada amerikane financoi një kamp dimëror për një grup fëmijësh shqiptarë e serbë nga pjesë të ndryshme të vendit.
Gjatë disa ditëve përveç lojës atyre ju dhanë mësime për ripajtimin ndërmjet komuniteteve, ndërgjegjësimin për pasojat e trafikut të qenieve njerëzore dhe të përdorimit të lëndëve narkotike.
Kampi u organizua në Brezovicë një qendër e njohur skijimi në Kosovën jugore.