Policia e Kosoves ka gjetur drogë në një makinë që ishte nisur nga Shqipëria dhe kishte hyrë në territorin kosovar. Substanca e dyshuar është gjetur në bagazhin e kamufluar të një mjeti me targa të rajonit të Gjakovës. Pas kontrollit, ne pikën e kalimit kufitar Qafa e Prushit, ne Gjakovë, është konfiskuar 1,4 kilogram lende narkotike, e llojit marijuanë. Drejtuesi i automjetit, nga Gjakova, është arrestuar. Kjo sasi e narkotikeve e kamufluar është zbuluar falë angazhimit të oficerëve policorë, pajisjeve speciale zbuluese dhe qenve antidrogë. Ky është rasti i pestë për këtë vit, gjatë të cilit janë zbuluar dhe konfiskuar mbi 23 kilogramë marijuanë nga Shqiperia.
Kosovë, kapet drogë nga Shqipëria, prangoset një person
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Durrës/ Lokali digjet nga flakët gjatë natës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme (VIDEO)
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Banorët e Sektor Rinia në protestë për bllokimin e kolektorit, që shkaktoi përmbytjen e shtëpive dhe bizneseve të tyre (VIDEO)





