Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli bashkë me një delegacion nga qeveria kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.
Ata po ashtu vendosën edhe kurora në kompleksin “Adem Jashari”.
Para se të shkonin tek varrezat e familjes Jashari, krerët shtetëror ishin edhe tek varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova.