Kuvendi i Kosovës i ka vazhduar pushimet dimërore më shumë se zakonisht. Ndërkohë, fillimi i punimeve do të jetë edhe zgjedhja e presidentit të ri të vendit. Kryesia e Kuvendit të Kosovës, e cila u mblodh javën e kaluar, nuk caktoi dot datën e seancës së ardhshme, por vendosi që ajo do të caktohej në mbledhjen e saj të ardhshme, që do të mbahet më 6 ose 7 shkurt.

Koalicioni mazhoritar mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës planifikojnë që punimet e sesionit të ri të Kuvendit t’i fillojnë me zgjedhjen e presidentit.

Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kozovës duhet të fillonte sesionin e ri më 18 janar. Megjithatë, këmbëngulja e opozitës për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhjet e parakohëshme ka shtyrë fillimin e punimeve të Kuvendit. Megjithatë, mediat kosovare raportojnë se presidenti i ri i Kosovës do të zgjidhet para festimeve të shpalljes së pavarësisë.