Dy të rinj kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë ku janë përfshirë një veturë me targa të huaja dhe një autobus.
Në aksident janë lënduar edhe dy fëmijë, që janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.
Viktimat janë të moshave 35 dhe 36 vjeç informoi policia e Kosovës.
Aksidenti u shënua rreth orës 04:40 të ditës së sotme.





