Ministri i jashtëm maqedonas Nikolla Poposki nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë ku, bashkë me mikpritësin e tij Hashim Thaçi, do të nënshkruajë dy marrëveshje. Njëra pritet të jetë marrëveshja për kalim të kufirit mes dy vendeve me letërnjoftime, ndërkohë që tjetra do të jetë marrëveshja për hapjen e vendkalimit kufitar Stançiç-Bellanoc, të cilat më pas duhet të ratifikohen edhe nga parlamentet e dy shteteve. Takimi i dy homologëve në Prishtinë është konfirmuar nga ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa. Thaçi dhe Popovski pritet të diskutojnë edhe për autostradën Shkup-Prishtinë, si edhe për projektet e përbashkëta në nivel rajonal.
Kosovë & Maqedoni, tani lëvizet edhe vetëm me letërnjoftime
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shqipëria rikthehet në fushë, miqësorja ndaj Ukrainës mund të jetë e fundit për trajnerin Silvinjo
Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristët, de facto preken vetëm palestinezët
Arbana Osmani kritikohet për shprehjen raciste gjatë “Ferma VIP”, moderatorja kërkon falje
Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026: Rriten subvencionet për lopët, bagëtitë dhe të mbjellat





