KOSOVE, 11 shkurt 2013– Parlamenti kosovar miratoi ligjin për konfiskimin e pasurive të përfituara me vepra penale.

Ndonëse qeveria thotë se ai do të mundësojë një luftë më të frytshme kundër krimit të organizuar, partitë opozitare dhe organizatat e shoqërisë civile thanë se miratimi i një ligji të tillë vetëm sa do të mundësojë legalizimin e pasurisë së paligjshme, kryesisht të zyrtarëve të lartë të shtetit.