Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambjentet e ministrinë e Kulturës në Kosovë, ku regjisorja e famshme Bërbuqe Berisha ka ndërruar jetë.
Berisha ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare, ndërkohë mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.
Krahas një karriere të suksesshme në regji dhe film, Burbuqe Berisha ka qenë ish-drejtoreshë e Teatrit Kombëtar në Kosovë.
Regjisorja Berisha u lind në Shkup, ndërsa shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Prishtinë. Studimet për regji filmi i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Ka qenë autore e filmave dokumentarë, të metrazhit të shkurtër dhe filmave televizivë.
Bëri regji edhe në teatër. Punoi si menaxhere në Kino ABC, producente në Kosova Film dhe ishte drejtore e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Disa nga realizimet e saj janë “Lexi në qytet” në 10 episode, “Ashensori”, “Suxhuk Open”, “Kosova 9/11”, “Ëndrra”, “Nanë”, “Dimri i shpirtit”, “Bunari”, “Viti 2000”, “Diçka po zihet”, “Gratë” dhe “Çelësi”. Nga filmat e saj dokumentarë shquhen “Për Jusuf Gërvallën”, “Universiteti nëpër vite”, “Harmonika”, “Të rritur në rrugë”, “Kinematë” etj. Ka bërë disa shfaqje teatrore prej të cilave veçohen: “Një çaj me Hillaryn”, “Revolveri”, “Darka private” etj.





