Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re. Nesër, në seancën në Kuvend, pritet që të votohet qeveria e re.
Mediat vendase shkruajnë se zyrtarët e të dy partive do të jenë sot në kontakt të vazhdueshëm për bashkërendimin e veprimeve në drejtim të marrëveshjes. Para arritjes së marrëveshjes, të dy partitë do të mbledhin Këshillat e Përgjithshem, aty ku do të prezantohet marrëveshja në parim, ndërkaq që ky organ pritet ta votojë formalisht atë. Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së pritet të fillojë në orën 13:00, por nuk dihet se kur do ta bëjë Vetëvendosja këtë.
Një ditë më parë, Glauk Konjuca dha dorëheqjen nga si kreu i Kuvendit të Kosovës, duke u bërë kështu ‘kurbani’ i parë i Lëvizjes Vetëvendosje për të arritur koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ndërsa për këtë marrëveshje që pritet të arrihet sot, kryeministri në ikje Ramush Haradinaj ka deklaruar se qeveria e Kosovës duhet të formohet sa më shpejt.





