Vonesa e deputetëve për në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane bëri sot që kryesuesja Teuta Sahatçija të ashpërsohet në fjalimin e saj. "Nëse kriteret e kërkuara nuk plotësohen brenda muajit shkurt, atëherë nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën këtë vit," – tha deputetja Sahatçija/
Duke thënë se ngjarjet politike në Kosovë po pengojnë ecjen përpara në proceset integruese, Sahatçija tha se është koha e fundit që të zgjidhet kjo krizë.