Presidentes kosovare Atifete Jahjaga i ka shkuar edhe një kërkesë nga ana e partive opozitare, bashkë me peticionin me mbi 200 mijë nënshkrime. Opozita e bashkuar i ka dorëzuar një letër presidentes Jahjaga, në të cilën kërkesa kryesore është shpërndarja e Kuvendit dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme. Opozitarët, përveç shpalljes se zgjedhjeve, kanë kërkuar që të ndërpriten të gjitha proceset qe lidhen më marrëveshjet për bashkësinë e komunave serbe dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Njëkohësisht, kërkohet qe të hiqet dora edhe nga përndjekja e deputetëve të opozitës dhe aktivistëve e qytetarëve për shkak të kundërshtimit të marrëveshjeve.
Kosovë, opozita dorëzon peticionin, kërkon zgjedhje të parakohëshme
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shqipëria rikthehet në fushë, miqësorja ndaj Ukrainës mund të jetë e fundit për trajnerin Silvinjo
Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristët, de facto preken vetëm palestinezët
Arbana Osmani kritikohet për shprehjen raciste gjatë “Ferma VIP”, moderatorja kërkon falje
Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026: Rriten subvencionet për lopët, bagëtitë dhe të mbjellat





