Tre liderët e opozitës, në Kosovë, janë takuar sot sërish, por larg syve të mediave. Në një komunikatë për media, që është dërguar nga zyra për media e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thuhet se, tre liderët, respektivisht Ramush Haradinaj, Visat Ymeri dhe Fatmir Limaj, kanë thënë pas takimit se kundërshtimi politik opozitar është i vendosur dhe do të vazhdojë të jetë më i fuqishëm se asnjëherë më parë.

Sipas opozitës. kjo do të vazhdojë deri në shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. “Protesta e 17 shkurtit do të jetë ndër protestat më të mëdha të organizuara deri me tash,” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.