Tri partitë opozitare edhe një herë kanë rikonfirmuar qëndrimin e tyre se sot do ta bllokojnë sërish seancën plenare, ku pritet të miratohet Projektligji për Buxhetin e Kosovës dhe disa pika të tjera. Ata kanë thënë se do të përdorin të gjitha format e mundshme për ta penguar funksionalizimin e Kuvendit deri në tërheqjen e marrëveshjeve, që ata i quajnë të dëmshme për Kosovën. Opozitarët nuk e kanë përjashtuar mundësinë edhe të hedhjes së gazit lotsjellës brenda Parlamentit.
Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se bllokimi i seancës do të ndodhë përderisa nuk tërhiqen, shkruan telegraf. Aktualisht, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ndodhet në burg, i arrestuar pas protestës së 28 nëntorit, bashkë me deputetë të tjerë.