Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është hedhur gaz lotësjellës dhe, sipas të dhënave paraprake, bombola me gaz lotësjellës është hedhur nga Aida Dërguti, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë mbledhje të Kryesisë së Kuvendit pritej që të caktohej seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Në këtë mbedhje, ku marrin pjesë përfaqësuesit e grupeve parlamentare, ishin prezent edhe deputetët e opozitës Albin Kurti, Aida Dërguti, Valdete Bajrami dhe Time Kadriaj.

Ndërkohë, Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, në një konferencë të thirrur për mediat, tha se Kryesia e Kuvendit ka vendosur për seancën e zgjedhjes së president të Kosovës, që do të jetë të premten, në ora 11:00. Sipas Veselit, ky do të jetë një moment historik dhe i veçantë. Ai tha se për këtë post janë paraqitur dy kandidatë, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Rafet Rama, deputet nga po e njëjta parti.