Presidentja Atifete Jahjaga vazhdon të theksojë se dhuna dhe vandalizmi nuk janë zgjidhje, duke marrë parasysh protestat e fundit dhe dhunën që ndodhi, gjatë tubimit të organizuar nga opozita. Presidentja kosovare ka theksuar se partitë opozitare e kanë derën e hapur për dialog dhe këtë mund ta bëjnë kurdo. Gjatë një vizite që i bëri Komunës së Podujevës, presidentja Jahjaga bëri thirrje që ngërçi politik të kalohet me dialog.
"Është e domosdoshme që sa më parë që është e mundur liderët tanë, partitë politike të ulen brenda një tavoline të përbashkët në mënyrë që të gjejnë zgjidhje, – tha Jahjaga. – Për këta muaj kam qenë jashtëzakonisht aktive. Kam ndërmarrë dy hapa në mënyrë që të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj krizë. Ftesa ime ka qenë e hapur dhe vazhdon të jetë e hapur ndaj të gjithë liderëve të partive politike që të gjejnë mundësinë dhe të ulen bashkërisht në mënyrë që të gjejnë zgjidhje."