Në Prishtinë të shtunën u protestua kundër rritjes së tarifave të energjisë elektrike.

Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin Skënderbeu nën udhëheqjen e grupit “Asnjë cent më shumë”.

Para Qeverisë së Kosovës kërkuan që të mos merret vendimi për shtrenjtimin prej 15% të energjisë elektrike.

Qytetarët marshuan nga sheshi Skënderbeu drejt sheshit Zahir Pajaziti pranë objektit të Ministrisë së Ekonomisë, ku përgjegjëse për rritjen e ardhshme të faturave e bënë ekzekutivin.

Ndërkohë ata që u mblodhën për të protestuar i druhen të ardhmes, pasi presin rritje zinxhirore të çmimeve tjera.