Ka rifilluar në ora 16:00 procesi i verifikimit të rezultateve për subjektet politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. 

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë se ka rifilluar procesi në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë. 

Deri më tash janë procesuar 2009 nga 2557 vendvotime, apo 78.57 për qind. 

“Të enjten (1 janar 2026, ora 16:00) në 11 komuna ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat ka rifilluar procesi, u takojnë këtyre komunave: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj, dhe Suharekë.  Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 2,009 nga 2,557 vendvotime apo më shumë se 78.57%”, ka njoftuar Elezi, shkruan koha. 

Pas verifikimit të votave nga 78.57 për qind të vendvotimeve, kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 48.48 për qind. Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 21.72 për qind e Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 12.7 për qind. 

E nëntë prej dhjetë kandidatëve më të votuar janë nga Vetëvendosja. Albin Kurti (273.977), Glauk Konjufca (213.339), Albulena Haxhiu (112.175), Hekuran Murati (110.822), Donika Gërvalla-Schwarz (99.966), Xhelal Sveçla (89.070), Hajrulla Çeku (80.651), Avni Dehari (73.692), Mimoza Kusari Lila (66.930) janë në mesin e dhjetë më të votuarve.

Në këtë mes është edhe kreu i PDK-së Bedri Hamza (126.348)