Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë Samitit të Berlinit, ka folur në lidhje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Macron është shprehur se Bashkimi Europian pret që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të rinisë sa më shpejt, për të rritur kështu sigurinë për stabilitet në Ballkan.
Presidenti francez përgëzoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zaev, dhe atë grek, Tsipras, për marrëveshjen e Prespës, duke thënë së është një shembull që duhet ndjekur.
“Ajo tregon se është e mundshme të kalohen problemet nëse ata që kanë gjërat në dorë janë mjaftueshëm të guximshëm.
Kemi dëshirë dhe shpresojmë të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ne nuk duam të imponojmë ndonjë marrëveshje, por duhet të shmangim tensionet e reja në tavolinë, pasi duam që të dy palët të rifillojnë dialogun. Sfida e dytë që kemi është që të punojmë bashkë për stabilitetin në rajon. Këtu nuk bëhet fjalë për procesin e zgjerimit, por stabilitet në rajon dhe kjo do të thotë që Franca do të angazhohet më shumë”,- tha Macron.