Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka raportuar shifrat e fundit sa i përket situatës pandemike atje.
Ministria njoftoi se janë regjistruar tri viktima dhe 1,593 raste të reja me koronavirus.
Në 24 orët paraprake janë kryer 6,837 testime, që i bie se 23.29 për qind e personave të testuar kanë dalë pozitivë për sëmundjen COVID-19.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 2,433 persona. Raste aktive aktualisht janë 34,208.





