Presidenti i sapozgjedhur kosovar Hashim Thaçi ka qenë sot në Likoshan, ku ka bërë homazhe në 18-vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit. Thaçi thotë se kjo është vizita e parë pasi është zgjedhur president. Ai tha se nga banorët e kësaj ane ka marrë shumë urime dhe tha se kjo gjë i kujton peshën e detyrës së të qenurit president i të gjithëve.

"Vizita ime e parë pas zgjedhjeve presidenciale në Kuvend ishte në Likoshan. Aty u përula dëshmorëve të kombit. Liria jonë sot dhe demokracia që ndërtuam ka rrënjët në këtë tokë të bekuar. Mora edhe shumë urime nga banorët e kësaj zone, por kjo veç sa më përkujton peshën e detyrës së qenurit President i të gjithëve, pa dallime partiake, ashtu siç ishim edhe në luftën tonë çlirimtare, pa dallime dhe ndasi partiake," – ka deklaruar Thaçi.