Deputetët mblidhen për herë të 6-të radhazi në përpjekje për të konstituuar Kuvendin.

Procesi ka ngecur pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit.

Albulena Haxhiu shihet nga disa parti parlamentare si “figurë përçarëse”, por Vetëvendosja ngul këmbë se ajo është kandidatja e duhur. Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nevojiten së paku 61 vota dhe Haxhiu ka arritur të vetëm 57 vota. Konstituimi i Kuvendit arrihet vetëm pasi të jenë emëruar kryetari dhe nënkryetarët dhe është i nevojshëm për t’i hapur rrugën formimit të qeverisë së re.

Pse po kundërshtohet Haxhiu?

Emri i Albulena Haxhiut u hodh në votim 3 herë, por në asnjërin rast ajo nuk arrit të marrë 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeparlamentare e Kosovës. Haxhiu konsiderohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si figurë përçarëse, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) refuzon të votojë çdo emër të propozuar nga fituesja e zgjedhjeve parlamentare, LVV-ja.

Besar Gërgi nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GSLP) i sheh të dyja këto si motive të mundshme.

“Nga njëra anë, ato [partitë politike] duket se kanë një lloj rehatie me situatën, dhe nuk iu bëhet vonë për konstituimin e legjislaturës së 9-të. Por, nga ana tjetër, shihet se kanë edhe një mospëlqim për emrin e caktuar, të zonjës Haxhiu”, thotë Gërgi. Legjislatura e 9-të e Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 9 Shkurtit, ende nuk ka arritur të konstituohet.

Pse po kundërshtohet Haxhiu?

Emri i Albulena Haxhiut u hodh në votim tri herë, por në asnjërin rast ajo nuk arrit t’i marrë 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeparlamentare e Kosovës.

Haxhiu konsiderohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si figurë përçarëse, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) refuzon të votojë çdo emër të propozuar nga fituesja e zgjedhjeve parlamentare, LVV-ja. Besar Gërgi nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GSLP) i sheh të dyja këto si motive të mundshme.

”Nga njëra anë, ato [partitë politike] duket se kanë një lloj rehatie me situatën, dhe nuk iu bëhet vonë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Por, nga ana tjetër, shihet se kanë edhe një mospëlqim për emrin e caktuar, të zonjës Haxhiu”, thotë Gërgi.

Vetëvendosje nuk heq dorë nga kandidatura e Haxhiut

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës. “Nuk ka ndërruar emri”, tha në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari, një natë para vazhdimit të seancës.

Dehari po ashtu tha mbrëmjen e së Enjtes se nuk ka thirrur asnjë takim konsultativ me partitë politike para vazhdimit të seancës konstituive. “Jo, e kemi kryer takimin konsultativ, tani do të vazhdojmë me mbledhjen, siç është në plan”, tha Dehari.

Çfarë pritet të ndodhë në seancën e sotme?

Në seancën e sotme, deputetët duhet t’i zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët në mënyrë që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës përfundimisht. Lëvizja Vetëvendosje pritet të propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por nuk është e qartë nëse i ka votat e nevojshme. Haxhiu dështoi të emërohej në tri tentimet e kaluara, pasi secilën herë i mori vetëm 57 vota nga 61 të nevojshme.

Seanca konstituive, sipas rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre e kryetarit dhe nënkryetarëve. Në rast se Kuvendi konstituohet sot në përpjekjen e 6-të, atëherë do të hapet rruga për formimin e qeverisë së re./REL