Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera rreth vdekjes dhe vetë viktimës, një shtetas shqiptar, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, në Prishtinë. Sipas autoriteteve kosovare, përveç trupit të pajetë të viktimës, në banesë është gjetur edhe një çantë dore me substancë të dyshuar narkotike, me peshë prej 90.1 gram, por që dyshohet të jetë e një personi tjetër të dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje.
Mësohet se edhe personi tjetër është shtetas shqiptar, ndërkohë që bëhet e ditur se ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në burg, ndërsa trupi i pajetë është dërguar tek Mjekësia Ligjore për të zbardhur shkakun e vërtetë të vdekjes së tij.