Angli, 11 korrik 2014 – Sarah Smith vuante nga dhimbjet e forta të kokës dhe probleme të ndryshme me tretjen që nuk e lejonin të bënte një jetë normale. Pas analizave specifike, një dietologe dhe një neurolog i kanë përshkruar gruas që të konsumojë të paktën tre litra ujë në ditë. Sarah Smith, para se të fillonte dietën e ujit, ka vendosur të fotografohet për të shfaqur përmirësimet e pamjes së saj fizike.
Sipas Daily Mail, gruaja 42 vjeçare ka arritur rezultate mahnitëse: lëkura ka marrë një pamje më të shndritshme, dhimbja e kokës është zhdukur, pas një jave kishte humbur gjysmë kile dhe celuliti ishte pakësuar. Në fund të muajit të parë, Sarah kishte zgjidhur problemet e saj shëndetësore dhe ishte dobësuar 1.5 kg.
Tani, Sarah që nuk ka më nevojë të ndjek dietën e ujit për problemet shëndetësore, ka vendosur ta vazhdojë atë dhe të pijë tre litra ujë në ditë”, tregon gruaja. “Doja t’ia këshilloja çdo femre që të bëjë të njëjtën gjë, pasi të konsultohet me mjekun natyrisht”, thotë ajo.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





