Blerim Kotobelli dhe Partizani prej kohësh kishin nisur bisedimet dhe duket se tashmë gjithçka është mbyllur me sukses dhe është arritur marrëveshje.Ngërçi kryesor kishte të bënte me kohëzgjatjen e kontratës, teksa klubi i kuq ofronte një kontratë 2-vjeçare, ndërsa nga ana e lojtarit preferohej një kontratë 1+1 dhe në fund është rënë dakord.
Tanimë mbetet që klubi ta zyrtarizojë këtë lëvizje dhe ta prezantojë futbollistin para medieve. Me afrimin e Kotobellit, krahu i majtë i mbrojtjes është një çështje e zgjidhur për Partizanin në këto momente.