Blerim Kotobelli do të vazhdojë të jetë pjesë e Tetuës edhe për 1 sezon tjetër. Mbrojtësi i majtë ishte në prag largimi nga durrsakët, por mesa duket klubi e ka bindur kapitenin që të rinovojë kontratën.

Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se Kotobelli ka rinovuar edhe për 1 sezon, duke vazhduar që të jetë kapiten i Teutës. 31-vjeçari është një lider për “Djemtë e Detit” dhe një nga pikat kyçe në repartin difensiv të ekipit.

Kujtojmë që Kotobelli ka qenë një nga titullarët absolut. Mbrojtësi ka luajtur 33 ndeshje në sezonin e shkuar, teksa tashmë do t’i bashkohet ekipit për fazën përgatitore.