Në prag të PSG-Barcelona, ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, mbrojtësi francez Jules Koundé foli në konferencën e zakonshme për shtyp:

“Jam shumë, shumë, shumë i emocionuar.

Është çerekfinalja ime e parë në një kompeticion evropian, i gjithë ekipi ka dëshirë të madhe për të luajtur. Vijmë në këtë ndeshje në mënyrë të shkëlqyer, nuk ka rëndësi për ne që nuk shihemi favoritë.

Kjo është një gjë thjesht gazetareske. Ne kemi besim, por e dimë edhe sa e vështirë do të jetë”.

Kur u pyet se si do ta ndalë Kylian Mbappe, qendërmbrojtësi Blauragana u përgjigj:

“Do të shohim se çfarë do të vendosë trajneri. E njoh Kylian, sepse luajmë së bashku te Franca.

E di mirë se ai mund të bëjë diferencën.

Natyrisht, ne do të përpiqemi ta bllokojmë, por për të pasur sukses na duhet punë ekipore dhe jo individuale. E njëjta gjë vlen edhe për Dembele”.

Për momentin e Barcelonës, Koundé shpjegon:

“Ne kemi rikuperuar qëndrueshmërinë në mbrojtje në krahasim me vitin e kaluar. Nëse nuk pësojmë gola, është shumë më e lehtë të arrijmë rezultatin pozitiv.

Cubarsi?

“Ai është shumë i ri, por gjithmonë stërvitet mirë. Ashtu si ai, Yamal dhe Fermin Lopez janë gjithashtu shembuj të shkëlqyeshëm për djemtë e akademisë së Barcelonës”.