TIRANE 24 Gusht 2014 – Spikerja simpatike e lajmeve në ekranin e "News 24", Kozeta Turishta largohet nga informacioni për të drejtuar formatin e pasdites në "Top Channel". Deri tani pasditja e "Top"-it ka ndryshuar disa drejtues, duke filluar nga Arbana Osmani, Genta Popa, Lira Burgija dhe e fundit Ulpiana Lama. Tanimë ky program do të modelohet nga Kozeta e cila lajmërimin e ka bërë dhe personalisht në rrjetin social, Facebook, ku shprehet se ‘nëse dëshiron të jesh dikush në jetë, ji i sinqertë, i thjeshtë dhe me këmbë në tokë”.
Ja si shprehet në një status po Kozeta pohon se ‘divorcohet’ nga dashuria e saj, lajmet për tu bërë moderatore e emisionit ‘Top Channel”.
“Nese deshiron te behesh dikushi ne jete,
ji i sinqerte, i thjeshte, dhe me kembe ne toke…
Mire thone qe Dashuria e vertete nuk zgjat pergjithmone….
pas fiks 10 vitesh, divorcohem nga dashuria ime e vjeter LAJMET; isha 18 vjec kur dhashe per here te pare nje Edicion Informativ, e pikerisht ne studion e atij tv qe me ndricoi rrugen drejt nje bote me te gjere televizive ne mediat kombetare. Rozafe, mirenjohje e falenderime nga ana ime!!
Duke filluar nga dt.1shtator2014 do shihemi ne Top Media
Ndjehem shume e vlerësuar, qe Top Channel, me ofroi mundesine per te qene pjese e stafit te tyre, duke me besuar drejtimin, e Emisionit ‘Pasdite ne Top Channel’
Privilegj per mua te jem pjese e kesaj studioje, pas prezantimit ne kete format edhe te kolegeve te mia paraardhese, figura te nderuara dhe model ne llojin e tyre, si
Arbana Osmani, Genta Popa, Lira Burgia, dhe Ulpiana Lama, te cilave shume perzemersisht i percjell respektin dhe konsideraten time me te madhe!
falenderoj Mjeshtrin e Madh. Bujar Kokonozi, dhe pjesen tjeter te bordit drejtues qe pikerisht me zgjodhen mua mes shume kolegesh te tjera te nderuara, e shume profesioniste.
Kenaqesi e vecante dhe fat per kete mundesi ne TCH, do bej me te miren qe te gjithe te ndjeheni krenar per mua…”.
Më pas Kozeta nuk kursen fjalët më të mira për ekranin ku u gjend së fundmi, News24.
“News24…. Cte them une me pare per kete media, fjalet nuk me mjaftojne te shpreh mirenjohjen dhe, falenderimet, dashamiresine e perzemersine. Jam e lumtur, qe bashkepunova me kolege gazetare profesioniste te vertete,
Jam e lumtur qe isha pjese e stafit te Neës 24, ku e kam ndjere veten jo si ne pune, por si ne familje.
Ne Neës24, mesova harmonine mes njeri tjetrit, e frymen e mire te bashkepunimit brenda nje skuadre te madhe mediatike.
Do me mungojne shume Lajmet, akoma me shume hapësirat live e ngjarjet e medha ku pas kufjeve te mia qendronte gjithemone nje staf i tere qe jo vetem me kane mbeshtetur ti beja me sukses, por kane qene nje model tek une-
Ola, Nisida, e embla Senada, Edvin Parruca, Bledian Koka, Dhimiter Gjoka,, ndjehem me fat qe isha mes jush, ne median Lider ne Fushen e Informacionit…
Falenderoj me mirenjohje z. Kasem Hysenbelliu, dhe z. Enton Abilekaj qe besuan ne punen time, qe investuan ne imazhin im, dhe qe Dera e News do vazhdoj te jete e hapur serish per mua.
Zoti ju bekofte”.





