Kolegjin e Posaçëm të Apelimit kaloi sot në vetting në shkallën e dytë kreun e KLP, Alfred Balla, ankimuar nga Komisioneri Publik.
Pas shqyrtimit KPA ka vendosur largimin nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.
Çështja ndaj Alfred Ballës nuk lidhej me detyrën e rëndësishme që ai mban në krye të qeverisë së prokurorisë, një mandat që edhe këtu i ka përfunduar prej 19 dhjetorit ashtu si edhe një funksionareje tjetër, kreut të KLGJ Naureda Llagamit, por me precedentin e hapur nga shkalla e parë e vettingut që e përfshiu në rivlerësimin e trefishtë për shkak të detyrës që kishte mbajtur si ndihmës ligjor në gjykatën e lartë para 2017.