Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur procesin disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daci.

Mësohet se ditën e djeshme është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarit që do të jetë Ardian Hajdari.

Po ashtu janë përcaktuar edhe anëtarët e Komisionit Disiplinor që janë, Natasha Mulaj, kryesuese dhe dy anëtaret Albana Shtylla dhe Ina Rama.

Më 8 Mars të këtij viti, Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi me 1 vit shërbim prove për “falsifikim dokumentesh”, gjyqtarin e KPA-së, Luan Daci.

Daci akuzohej nga SPAK se në kohën kur kandidonte për anëtar të KPA nuk ka deklaruar faktin që ishte shkarkuar në 1997 për paaftësi në punë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Njoftimi i plote i KPA-se: 

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në regjistrin e Juridiksionit Disiplinor është regjistruar çështja (JD) nr.5/2021, datë 31.05.2021, me kërkues Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe me objekt: “Procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci”.

Më datë 01.06.2021, u hodh shorti për caktimin e gjyqtarit hetues dhe më pas, për caktimin e Komisionit Disiplinor dhe kryesuesin e komisionit që do të shqyrtojë çështjen (JD) nr. 5/2021, datë 31.05.2021.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari hetues i kësaj çështjeje u caktua gjyqtar Ardian Hajdari, ndërsa Komisioni Disiplinor do të ketë përbërjen siç vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Anëtare: Albana Shtylla

Anëtare: Ina Rama