Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka nisur sot seancë për vlerësimin e vendimit të KPK nëse ish-kryetari i organit të akuzës, Adriaik Llalla, do t’i nënshtrohet ose jo procesit të vettingut.

Seanca ka filluar ashtu siç ishte njoftuar se, “KPA bazuar në ligjin ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, ditën e Mërkurë, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja për ankimin që Komisioneri Publik ka bërë kundër Vendimit datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Zotin Adriatik Llalla”.

Kryesues i trupit gjykues është Sokol Çomo, relator i çështjes, Luan Daci, ndërsa anëtarë do të jenë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama. Por në këtë seancë nuk është i pranishëm ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili përfaqësohet nga avokati i tij, S. Hazizaj.