Fjalimin e saj në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari e ka nisur me një koment të shkurtër lidhur me shkarkimin si gjyqtare nga KPK të mamasë së saj Fatmira Hajdari.

Hajdari tha se ata që iu hodhën si ujqër duke e akuzuar se qëndroi në Kuvend për të mbrojtur të ëmën sot kanë marrë përgjigjen.

“Kjo e sotmja ishte një përgjigje për ata që thonë se ndenja këtu për të mbrojtur time më me sot e morën përgjigjen, dhe nëse e them këtë për time më e them për çdo njeri tjetër, Kjo shkon përtej familjes sime. Unë e mbështes reformën në drejtësi”, tha ajo.