Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e rivlerësimit për ish-gjyqtarin e Apelit të Vlorës Ilir Çeliku.

Ilir Çeliku ka dhënë dorëheqjen dhe në këtë rast KPK thotë se ligji parashikon ndërprerjen e vettingut.

Sipas KPK-së, ankimimi kundër këtij vendimi mund të bëhet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.