Prokurori i Tiranës, Kudusi Shahu është shkarkuar nga detyra ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Mësohet se ky vendim u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga Suela Zhegu, relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Xhensila Pina.
Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ka qenë i pranishëm Gerrit Sprenger.
Seanca e fundit në KPK për prokurorin Shahu është bërë para 5 ditësh, ku u analizuan kriteret e figurës dhe profesionalizmit.
Ndërkohë që në 2 nëntor u evidentuan mospërputhje e pasaktësi në deklarimin e pasurisë.
Ndaj prokurorit Kudisi Shahu janë depozituar gjashtë denoncime nga publiku. Në tre denoncime të vitit 2018 pretendohet për moskryerjen e veprimeve hetimore nga ana e subjektit.