TIRANE, 20 mars 2013 – Klubi i Patrioteve Rinj ka paralajmëruar se nuk do të lejojë hyrjen në Shqipëri të anëtarëve të grupit neonazist, Agimi i Artë. Në një deklaratë të tyre thuhet se KPR po ndjek me vëmendje të gjitha lëvizjet dhe planifikimet e neonazistëve të Agimit të Artë për të ardhur në Shqipëri në kuadër të ceremonive që do të zhvillohen për festën kombëtare të Greqisë.
KPR i bën thirrje, atyre që i quan pasardhës të Hitlerit, që të mos tentojnë të shkelin në territorin e Republikës së Shqipërisë pasi ashtu siç ndodhi në Kosinë pak muaj më parë, pasi këtë herë do të përballen me vrullin e patriotëve të rinj.
“KPR është e vendosur të mbrojë çdo centimetër të territorit të Shqipërisë në mënyrë që mos të ndotet nga këmbët e neonazistëve. Nëse çdokush prej tyre tenton të hyjë në Shqipëri do të pësojë të njëjtin fat si Kristo Papa. Me këte rast KPR uron minoritetin grek në Shqipëri festën kombëtare të tij dhe i bën thirrje që të mbrojmë së bashku dinjitetin e shtetit dhe kombit shqiptar nga këto mbeturina të humbura të Luftës së Dytë Botërore.- përfundon deklarata.





