TIRANË-Klubi i Patriotëve të Rinj (KPR( është shprehur ditën e sotme se ka ndjekur me shqetësim kërkimin për varre greke në zonën juglindore të vendit. 

KPR thekson se nuk do të lejojë përsëritjen e së njëjtës situatës si me Kosinën ndaj i bën thirrje shtetit shqiptarë të ndalojë cdo lloj tendence të tillë.

“Prej ditësh po ndjekim vazhdimin e fyerjes së dinjitetit dhe inteligjencës së shqiptarëve, nëpërmjet proceseve maskaradë të zhvarrimit të eshtrave të rreme të ushtrisë pushtuese greke në Shqipëri.

Kërkimi i eshtrave në qendër të qytetit të Korçës, ku nuk ka pasur asnjë luftim nga ushtria pushtuese greke, apo edhe më keq në Hormovë, ku ushtria greke ka masakruar me qindra shqiptarë përgjatë Luftës së Parë Botërore, përbën një akt të shëmtuar që nuk duhet toleruar.

KPR i kërkon shtetit shqiptar që të ndalojë çdo tendencë të tillë nga pala greke dhe kolaboracionistët e saj në Shqipëri.

Klubi i Patriotëve të Rinj është i gatshëm për të mos lejuar përsëritjen e maskaradës së Kosinës, ku eshtrat e fëmijëve dhe pleqve shqiptarë u zhvarrosën dhe u “pagëzuan” si ushtarë grekë”, citon KPR me anë të njoftimi për shtyp.