TIRANE, 25 qershor 2013 – Partia Demokratike do të marrë nga zgjedhjet e 23 qershorit një rezultat dërrmues me sa duket.
Si kurrë më parë, PD nuk do të ketë asnjë “bastion” në bazë të ndarjes së mandateve.
Kjo pasi edhe në Kukës, katër mandatet e këtij qarku do të ndahen në mënyrë të barabartë mes dy koalicioneve kryesore.
Koalicioni i majtë është në avantazh nga të dhënat e publikuara nga KQZ-ja deri më tani.
Mësohet se në 12 qarqe e majta është në një avantazh të dukshëm në 11 prej tyre, ndërsa e djathta është në avantazh vetëm në qarkun e Kukësit.
Nga parashikimet e deri tanishme koalicioni i majtë pritet të fitojë bindshëm ndaj atij të djathtë.
Më poshtë rezultatet zyrtare të dhëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për KZAZ-të ku ka përfunduar numërimi i votave për kuti të caktuara që i përkasin qendrave të votimit përkatëse nga e gjithë Shqipëria.
Të dhënat e fundit sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ora 09:00
KORÇE
Korça janë numëruar deri tani 441 nga 447 kuti gjithsej ku 87258 vota, APMI 55888, FRD 1399.
ELBASAN
Elbasan, numërohen 400 nga 540 kuti, ku ASHE ka marre 73804 vota, APMI 51542, FRD 1696.
KUKES
Numërohen 148 nga 169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 16035 vota, APMI 24486, FRD 265 vota.
DURRËS
Në Qarkun Durrës janë numëruar deri tani 307 nga 444 kuti gjithsej, 54297 vota, APMI 46259, FRD 2898.
FIER
Në këtë qark janë numëruar deri tani 383 nga 576 kuti gjithsej ASHE 84598 vota, APMI 41734 vota, kurse 4863 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti.
LEZHË
Numërohen deri tani 207 nga 258 kuti gjithsej ASHE ka marrë 32915 vota, APMI 28425, FRD 688 vota.
TIRANË
Në këtë qark janë numëruar aktualisht 785 nga 1422 kuti votimi ku ASHE ka marrë 131558, APMI 96538, FRD 5433 vota.
BERAT
Në qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 256 nga 302 kuti, ASHE 58149 vota, APMI 19443, FRD 462 vota.
DIBËR
Në Dibër janë numëruar 263 nga 264 kutitë e votimit, ku ASHE 36828 vota, APMI 34887, FRD 2312 vota.
GJIROKASTËR
Në Gjirokastër janë numëruar 133 nga 237 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 21553, APMI 8808, FRD 181 vota.
SHKODËR
Qarku Shkodër janë numëruar deri tani 324 nga 417 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 51604, APMI 437044, FRD 2044 vota.
VLORË
Qarku Vlorë janë numëruar 363 nga 432 kuti, ku ASHE ka marrë 66974 vota, APMI 31742 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 2315.





