KQZ ka marrë masa për të gjitha KZAZ, të cilat kanë vonuar procesin e numërimit të votave të dala pas votimit të 25 prillit, ku shqiptarët kanë zgjedhur për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

Hoxhaj bën  me dije se gjoba është e vlefshme për të gjitha ato KZAZ, të cilat deri më tani kanë numëruar më pak se 50% të kutive.

“KAZ ka vendosur sanksion prej 3 mijë lekësh për të gjithë anëtarët e KZAZ-ve që kanë numëruar më pak se 50% e kutive. Janë 18 KZAZ”, tha ajo.