1 milionë lekë është gjoba që ka marrë Partia Socialiste nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Vendimi u mor, pasi në listën shumë emërore të kandidatëve për deputetë të PS-së për zgjedhjet e parlamentare të 18 qershorit, në qarkun e Beratit nuk ka përmbushur kuotën gjinore.

“KQZ të vendosë sanksionin administrativ në masën 1 milion lekë për mos përmbushjen e detyrimit për qarkun Berat, ku nuk janë respektuar kuotat gjinore. Vendimi ynë hyn në fuqi menjëherë”, – u shpreh kreu i KQZ Denar Biba gjatë mbledhjes së sotme. 

Lista e kandidateve te PS per deputet ne Berat

Blendi Klosi

Ermonela Valikaj

Adnor Shameti

Fadil Nasufi

Arben Konomi

Eugen Kallfani

Saimir Plaku

Jorik Çelaj