Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, me kërkesë të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ka vendosur që të gjobisë 31 sekretarë të qendrave të votimit.

Pas rivlerësimit të dokumentacionit zgjedhor të 25 Prillit, u konstatua se kishte parregullsi të dokumentacionit.

Të 31 sekretarët e Qendrave të Votimit do të duhet të paguajnë një shume prej 30 mijë lekësh si masë administrative.

Ndërkohë më herët KQZ ka çuar për ndjeke penale 76 numërues të qendrave të numërimit ku kishte mospërputhje të votave kryesisht për kandidatët për deputetë.