TIRANË – Komisoni Qendror të Zgjedhjeve gjatw mbledhjes sw sotme zhvilloi tenderin me objekt “Realizimin e sistemit elektronik të numërimit të votave në Qarkun e Fierit”.
Në prani të të gjithë anëtarëve është kryer procesi i hapjes së zarfeve të katër kompanive që morën pjesë në tender. Kompanitë ofertuese janë, “Data Service Limited”, kompani angleze, e cila ka një eksperiencë në mbajtjen e zgjedhjeve në Britani e Norvegji, “INDRA”, kompani spanjolle e cila ka ofruar teknologjinë më risi për 21 vende të botës gjatë proceseve zgjedhore, kompania amerikane “Electronic System and Software” si dhe kompania tjetër spanjolle “SCITL”.
Pas kryerjes së verifikimit të dokumentacionit përmbajtës të ofertave përkatëse, në ditët në vijim Komisoni i Vlerësimit të Ofertave (KVO), do të njoftojë kompanitë që do të kualifikohen në këtë fazë dhe do të ftojë ato të paraqesin ofertat ekonomike.
Kjo është hera e parë që një projekt i tillë për numërimin elektronik të votave mbahet në vendin tonë. Të përfshirë në këtë projekt-pilot, gjatë procesit zgjedhor të qershorit 2013 do të jenë vetëm Qarku i Tiranës dhe ai i Fierit.





