Ministria e Jashtme Greke ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm të KQZ për heqjen e mandatit të Fredi Beleri si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Në një komunikatë zyrtare, ministria e Punëve të Jashtme greke shpreh shqetësimin e saj për këtë vendim, që nuk e lejon Belerin të jetë kryebashkiak i Himarës.

Në reagim kërkohet që Beleri të lejohet të jetë pjesë e seancës së parë plenare në Parlamentin Europian.

“Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë për të skualifikuar Fredi Belerin pa u bërë as edhe betimi i kryebashkiakut të Himarës është një praktikë e re dhe përfundimi i parashikuar i një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit ligjor.

Greqia kishte shprehur me kohë shqetësimin e saj të fortë për heqjen e prezumimit të pafajësisë, integritetin e procesit të provës, ndalimin e sharjes dhe dënimin shpërpjestimor të vendosur, si dhe faktin që Bashkia e Himarës qeveriset prej një viti nga persona të paautorizuar.

Ministria e Punëve të Jashtme rithekson detyrimin e autoriteteve shqiptare për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mundësuar menjëherë z. Beleri, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian, të marrë pjesë në punën e tij, duke filluar nga Seanca e parë plenare më 16 korrik në Strasburgu”, thuhet në reagim.