Rikthehet në Parlament Spartak Braho, pasi ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kaluar mandatin e Saimir Tahirit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një mbledhje që zgjati vetëm pak minuta miratoi me 7 vota pro dhënien e mandatit të deputetit, Spartak Brahos, duke plotësuar kështu vakancën e lënë bosh nga Saimir Tahiri, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë për t’u përballur me drejtësinë pa imunitet.

Braho ishte i 19-ti në listën e PS-së për Tiranën por ai kishte marrë një post tjetër si këshilltar, gjë që nuk e pengoi të pranonte mandatin.