Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer në burg Ilir Metës formularin e dekriminalizimit.
Raportohet se kreu i PL-së, i cili ndodhet në qeli prej tetorit të vitit të kaluar, nuk ka deklaruar një ndalim në vitin 1992 për kryengritje, si edhe procesin gjyqësor në Gjykatën e Lartë për audiopërgjimin e Dritan Priftit.
Ilir Meta kandidon për deputet në listën e hapur të Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në qarkun e Tiranës.
Presidenti i PL-së ndodhet në burg prej datës 21 tetor 2024, pasi u arrestua te zona e Casa Italia-s, në Tiranë.
Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.
Për të, GJKKO dhe ajo e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta.