13korrik 2015 – KQZ rrëzon kërkesën për Durrësin. Pas denoncimit të PD-së se në listat e zgjedhësve për Bashkinë e Durrësit kanë qenë të regjistruar emigrantë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk e ka vërtetuar këtë. Sipas Partisë Demokratike në 7 qendra votimi ka pasur abuzime me listat e votuesve. Nga verifikimet e kryera, KQZ doli sot pasdite me përfundimin se kërkesa e PD-së nuk qëndron, pasi nuk kishte votues fiktivë sa të merret per bazë kërkesa.
Në zgjedhjet e 21 qershorit, kandidati i majtë, Vangjush Dako, fitoi mandatin e tretë me mbi 10 mijë vota më tepër se kandidatja e djathtë, Grida Duma.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/