Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të kthejë mbrapsht për plotësim, 41 kërkesat e bëra nga Partia Bindja Demokratike e cila ka ankimuar rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Marrja në shqyrtim e ankesave u rrëzua nga 4 votat e anëtarëve të propozuar nga mazhoranca, ku nënkryetari, Denar Biba tha se në kërkesën e saj, BD-ja nuk sillte prova për të mbështetur pretendimet e saj.
Biba ka kërkuar që kjo forcë politike ta plotësojë ankimimin me prova që mund të jenë indicie për të nisur një hetim për manipulim të rezultatit. KQZ ka vijuar edhe sot të miratojë rezultatet përfundimtare për disa bashki të vendit.





