TIRANE, 3 maj 2013– Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u miratua projektvendimi “Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias”.
Bordi ka si objekt monitorimin dhe mbikëqyrjen e fushatës zgjedhore në radiotelevizionin publik dhe në kanalet private.
Projektvendimi parashikon që në përberje të bordit të jenë 7 anëtarë, por kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi, kërkoi të miratoheshin 6 anëtarë, duke kërkuar kohë për zëvendësimin e kanditatit Basir Çollaku, pasi ky i fundit është i emëruar në një detyrë tjetër.
Sakaq, pas miratimit mes debatesh i Bordit të Monitorimit të Mediave, përfaqësuesi ligjor i PS, Gjonçaj, kërkoi transparenë në këtë proces, duke theksuar se ajo është shumë e rëndësishme





