TIRANE, 4 maj 2013– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me katër votat e anëtarëve të pranishëm p/vendimin për regjistrimin e koalicionit të djathë "Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim", si dhe të koalicionit të majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane", si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e 23 qershorit.
Koalicioni "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim" drejtohet nga Partia Demokratike dhe grupon 25 parti të vogla të djathta dhe të qendrës. Ndërsa koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Europiane" drejtohet nga Partia Socialiste dhe grupon rreth saj 37 parti. Miratimi i këtij koalicioni si subject zgjehdor u shoqërua me debate lidhur me parregullsitë e që kishte në dokumentacionin e njëres prej partive të këtij koalcioni, Aleanca Popullore. Pretendimet e anëtarëve të KQZ se kur ishte nënshkruar marrëveshje mes kryetarit socialist Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Popullore Artur Dojaku, ky i fundit nuk ishte ligjërisht kryetar. Kjo është cilësuar parregullsi nga KQZ.
Përfaqësuesi i PS në KQZ Genc Gjoncaj, tha se në ligj nuk përcaktohet nëse duhet të jetë kryetari ai që nënshkruan marrëveshje ndaj dhe PAP, nuk mund të lihej jashtë koalicionit. Pas debatesh katër anëtarët e KQZ votuan koalicionin e majtë bashkë me Partinë Popullore Çame.





