TIRANE, 08 mars 2013- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin "Për miratimin e modelit dhe specifikimeve teknike të fletës së votimit për Zonën Zgjedhore Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2013”. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nisur nga fakti se Teknologjia e Numërimit Elektronik (SEN) të votave, do të përdoret për herë të parë në zgjedhjet e 23 qershorit, ka miratuar modelin e fletës së votimit që do të përdoret në qarkun e Fierit. 

KQZ, në bashkëpunim me kompaninë fituese INDRA, e cila do të realizojë projektin SEN, kanë përcaktuar specifikimet teknike të modelit të fletës, në mënyrë që fleta e votimit të ketë vlerësim dhe lexim maksimal nga skaneri.